Shkak punimet, devijime te Unaza e Madhe në Astir, ja si ndryshon të dielën drejtimi i lëvizjes së mjeteve për dy muajt e ardhshëm

20 Prill 2023, 18:37| Përditesimi: 20 Prill 2023, 22:31

  • Share

TIRANË- Duke filluar nga dita e diel në 23 prill lëvizja e automjeteve në Unazën e Madhe në Astir do të devijohet. Ky aks me ngarkesën më të madhe në Tiranë, do të ketë punime në vijim të projektit të nisur më parë. Ky devijim do të mbetet në fuqi për dy muaj.

“Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën e Madhe Loti 3 duke filluar nga dita e diel, datë 23.04.2023 ndryshon drejtimi i lëvizjes së mjeteve si më poshtë: automjetet që vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, aksi kryesor, në drejtim të Astirit do të devijojnë majtas sipas sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Automjetet që kanë destinacion Qendrën, Laprakën, Astirin do të marrin daljen e autostradës pa u futur në nënkalimin e Astirit. Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe Aeroportin do të vazhdojnë drejt përgjatë unazës Loti 3️ duke vazhduar lëvizjen drejt. Automjetet që vijnë nga kryqëzimi i Astirit (rruga dytësore) në drejtim të Pallatit me Shigjeta dhe që kanë destinacion Elbasanin, do të marrin daljen për në rrugën kryesore duke vazhduar sipas sinjalistikës.

Automjetet që vijnë nga aksi kryesor nuk do të kenë ndryshim lëvizjeje. Ky devijim do të jetë në fuqi për një periudhë dymujore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Ato bëjnë me dije se në rrugë do të ketë tabela që do të bëjnë të mundur orientimin e shoferëve, duke u kërkuar mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?