Kryetari dhe dy punonjës të Shoqatës së Peshkimit në Pogradec janë arrestuar pasi kanë detyruar peshkatarët të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran për përfitime personale.
Pas marrjes së informacioneve, policia arrestoi kryetarin e Shoqatës së Peshkimit Pogradec, Adriatik Dokollari, 49 vjeç, banues në Hudënisht, dhe dy punonjësit në këtë shoqatë, Mariel Durollari, 47 vjeç, banues në Hudënisht dhe Endri Pera, 43 vjeç, banues në Memëlisht.
Pas finalizimit të operacionit të koduar "Korani", 3 zyrtarët e shoqatës së Peshkimit Pogradec akuzohen se shpërdoruan detyrën me qëllim përfitimin personal, duke detyruar peshkatarët të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran dhe më pas këtë sasi e tregtonin në lokalet e qytetit të Pogradecit, për të siguruar përfitime personale.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre u gjetën një sasi peshku e llojit koran dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Tregtimi i specieve të mbrojtura të faunës dhe florës së egër" kryer në bashkëpunim.
Llari -llari...che fara bruto!
Përgjigju