Droga e sekuestruar në Angli dhe foto e gjetur në celular

Detyrohej të punonte në “shtëpinë e barit” se trafikantët i bënin presion me familjen, lihet i lirë shqiptari në Angli

30 Prill 2022, 19:01| Përditesimi: 30 Prill 2022, 19:08

  • Share

Pjerin Prenga, shqiptari 31-vjeçar është lënë i lirë pasi gjykata zbuloi faktet se u kishte para borxh trafikantëve që e kishin ndihmuar të shkonte në Angli dhe ishte nën presion të vazhdueshëm nga trafikantët pasi ata dinin vendodhjen e familjes së tij në Shqipëri.

Prenga tha se e dinte se ajo që po bënte ishte e gabuar, por nuk kishte zgjidhje tjetër.

I riu shqiptar nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm, dhe nuk ka fituar më parë para nga droga.

Më herët policia angleze kishte arrestuar 31-vjeçarin shqiptar pasi ai u kap duke ujitur bimët e kanabisit në një shtëpi e cila ishte përshtatur për kultivimin e tij. Gjatë kontrollit policia gjeti atje një total prej 427 bimësh kanabis në faza të ndryshme të rritjes dhe që arrinin në vlerën mes 119 000 dhe 358 000 £. Gjithashtu iu gjet një pasaportë me emrin e tij, një laptop si dhe një celular në të cilin kishte dhe një foto të tijën me bimët e kanabisit.

Prenga duhet të kryejë edhe 250 orë punë pa pagesë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?