Detyrimet tatimore i faturohen aksionerit dhe bllokohen llogaritë, tërhiqet Ministria e Financave, udhëzimi do modifikohet

25 Nëntor 2020, 11:45| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 15:24

  • Share

Ministria e Financave është tërhequr nga Udhëzimi nr. 44 i cili i jepte të drejtën administratës tatimore që të bllokonte llogaritë bankare të aksionerëve, ortakëve dhe administratorëve në rast se biznesi nuk paguante detyrimet tatimore.

Udhëzimi pritet t'i nënshtrohet një modifikimi. Lajmin e ka dhënë për Report Tv, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Mucostepa.

'Udhëzimi nr. 44 i cili vendoste arbitraritetin e administratës tatimore mbi llogarite personale të ortakëve, aksionareve dhe administratorëve u vendos të modifikohet", shprehet ajo. 

Sipas saj udhëzimi sillte arbitratitet, korrupsion dhe cenim të pronës private, e cila mbrohet në Kushtetutë.

Ministria e Financave pak ditë më parë ndryshoi udhëzimin për urdhrat e bllokimit të llogarive bankare. Pasi të zbatojë të gjithë format për mbledhjen e borxhit përfshirë edhe sekuestrim të pasurive dhe shitje të tyre, administratës tatimore ju dha e drejta që borxhi i pashlyer tu faturohet ortakëve, administratorëve dhe aksionerëve të kompanisë që ka edhe detyrimet tatimore të papaguara.

Ky ndryshim u kundërshtua nga 22 dhoma tregtie dhe shoqata të sipërmarrjes në vend, të cilët i kanë dërguar një kërkesë të përbashkët Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë duke i konsideruar ndryshimet e reja në kundërshtim me ligjin për shoqëritë tregtare.

Bizneset shprehen se dhe bllokimi i llogarive duhet të bëhet vetëm në rast se ka një vendim të formës së prerë nga gjykata.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?