Bota

Dëmtohet për herë të dytë skulptura simbol kundër racizmit e George Floyd

5 Tetor 2021, 01:52| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 02:09

  • Share

Një skulpturë në nder të viktimës me ngjyrë që ndezi mjfat protesta në Amerikë, Geoge Floyd është dëmuar sërish.

Mjaftuan vetëm 2 ditë që busti i Floyd të ‘pushtohej’ nga boja gri, kanë me bërë me dije autoritet lokale. Skulptura 2 metra e lartë e krijuar fillimisht në Broolkyn është vandalizuar me bojë të zezë shumë pak pas ndërtimit të saj.

Kujtojmë se Floyd u vra padrejtësisht nga një oficer i Minneapolis më 25 Maj të vitit të kaluar. Vdekja e tij nxiti një reagim mbarë botëror dhe nisjen e lëvizjes ‘Black Lives Matter’ BLM.

Pamjet e sigurisë rreth orës 10:00 të mëngjesit tregojnë një burrë që mban një skateboard dhe përzien bojë pas skulpturës para se të hipë në skateboard, duke e spërkatur atë në faqen e bustit dhe më pas duke u larguar.

Realizmi i skulpturës është arritur nga artisti  Chris Carnabuci i cili i cilëson këto akte si të prapambetura dhe pa sens.

"Vandalizmi i çdo lloji nuk është një veprim që është produktiv ose kuptimplotë. Veprimet si kjo na kujtojnë se kemi një rrugë të gjatë për të bërë.", u shpreh skulptori në një deklaratë me shkrim.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • fees: 05/10/2021 06:45

    na plasi per nje kriminel qe te majtet e ben hero, kurr mos votoni liberalizmin, esht njolla e zeze e historise boterore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?