Donaldi me nënën dhe Bora Zemani

Detaji që po 'çmend' rrjetin, nëna e Donaldit u shfaq e veshur njësoj si Bora Zemani

19 Shkurt 2022, 19:05| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 19:07

  • Share

Mbrëmjen e kaluar produksioni i 'Big Brother Vip' i bëri një surprizë aktorit Donald Veshaj. Këtij të fundit i mundësuan një takim me nënën e tij në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Ajo që ra në sy të publikut, ishte veshja e nënës së Donaldit, e ngjashme me atë të Borës. Të gjithë e kujtojmë mirë kohën kur moderatorja Zemani u fut në Big Brother dhe u puth me aktorin Veshaj.

A ishte rastësi? Si Bora në BBV, ashtu edhe nëna e Donaldit janë veshur me një këmishe me vija me tonalitete të ngjashme.

Aktori i humorit i emocionoi të gjithë kur rrëfeu se si nëna e tij ka sakrifikuar për ta, bashkë me Romeon. Donaldi tregoi se prindërit e tij kanë sakrifikuar më shumë se çka bërë ai për ta.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?