Pamje nga vendngjarja

Detaje tronditëse nga anija e mbytur në Greqi, mbi 100 fëmijë ndodheshin në bord

15 Qershor 2023, 16:32| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 16:47

  • Share

Mbi 100 fëmijë ndodheshin në bordin e anijes me emigrantë që u mbyt mengjesin e ditës së djeshme në jug të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 79 personave dhe zhdukjen e qindra të tjerëve.

Rrëfimet tronditëse nga një numër i madh grash dhe fëmijësh që udhëtonin me anijen kanë ardhur nga mjekët që trajtuan të mbijetuarit. Ata kanë treguar se në bordin e anijes famëkeqe, ndodheshin mbi 100 fëmijë.

Ndonëse nuk ka ende një shifër të saktë se sa nga fëmijët janë shpëtuar ose janë gjetur të vdekur, mediat greke kanë ngritur alarmin për shanset e vdekjeve masive të pasagjereve që ndesheshin në bord dhe të fëmijëve kryesisht.

Deri më tani të paktën 78 persona janë konfirmuar të vdekur dhe shumë të tjerë janë deklaruar të zhdukur.

Bilanci mund të përkeqësohet edhe më tej, pasi shumë refugjatë vijojnë të jenë të zhdukur. Raportohet se në bordin e anijes mund të kenë qenë deri në 750 emigrantë. Rojet bregdetare të Greqisë janë kritikuar për faktin se nuk kanë ndërhyrë më herët, por autoritetet Helene mbrohen duke pretenduar se përpjekjet e tyre për ndihmë janë refuzuar.

Ekipet e shpëtimit janë ende në det në një operacion masiv kërkimi për të mbijetuar. Megjithatë shpresat për ndonjë mrekulli sa vijnë e po shuhen. Anija me emigrantë ishte nisur nga Libia me destinacion Italinë, por është përmbysur rreth 80 kilometra nga brigjet greke në Pilos.

Familjet e disa prej të zhdukurve kanë mbërritur në Kalamatë në kërkim të më të dashurve të tyre.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?