Kronikë

Detaje të reja nga vendosja e tritolit në banesën në Fushë Krujë, shkak dyshohet konflikti familjar! Shoqërohet ish-kunati

19 Prill 2021, 15:08| Përditesimi: 19 Prill 2021, 15:17

  • Share

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Fushë-Krujë, ku mbrëmjen e së dielës shpërtheu tritol në banesën e shtetasit Arben Pëllumib. Është hera e katërt që kjo familje bie pre e sulmeve me tritol, ndërsa burime nga grupi hetimor thanë për "Report Tv" se dyshohet për një konflikt familjar.

Motra e Arben Pëllumbit është divorcuar para disa kohësh nga bashkëshorti dhe ky i fundit e akuzonte për vjedhjen e 50 mijë eurove. këtu dyshohet se ka lindur konflikti mes dy familjeve që më parë kanë pasur krushqi. Burimet thanë se pikërisht ish-kunati i Arben Pëllumbit është shoqëruar për tu marrë në pyetje rreth ngjarjes së mbrëmshme.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Lajmi kryesor:

I vendoset tritoli një shtëpie në Fushë Krujë, hera e katërt! Shkak dyshohet konflikti familjar, shoqërohet ish-kunati i pronarit të banesës


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?