Evanthi Tavo

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën vajza 24 vjeçare e ish deputetit Vangjel Tavo! Përplasja fatale në autostradën 'Nënë Tereza'

29 Nëntor 2023, 12:46| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 13:06

  • Share

Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që I mori jetën vajzës së ish deputetit Vangjel Tavo, Evanthi Tavo

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 14:00 të 28 nëntorit 2023 në në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, në Maqedoninë e Veriut.

24 vjeçarja ka qenë pasagjere në makinën Audi me targa shqiptare që drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), kur mjeti doli nga rruga.

Mësohet se e reja ka humbur jetën në vend, dhe mjekët vetëm  kanë konstatuar vdekjen e saj ndërsa shoferi 40 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë.

“Me datë 28.11.2023, në ora 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja E.T.(24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Ndërsa, i plagosur rëndë ka mbetur shoferi V.M.” – thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut

 Ka qenë vetë ish deputeti Vangjel Tavo i cili njoftoi mbrëmë ngjarjen e rëndë. Varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00.

Eva Tavo ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Myku: 03/12/2023 23:01

    Më vjen keq për vajzën, Babai saj ka bërë aq shumë saqë edhe gruan e 2të e ka cmendur Në këtë botë këtu lahen të gjitha,

    Përgjigju
  • Klodian Habipi: 30/11/2023 07:17

    Ngushëllime. E paharruar qoftë vajza e shkretë dhe sa të rroni ta kujtoni.

    Përgjigju
  • durres: 29/11/2023 19:45

    Eva e bukur u prefte ne paqe- shume e dhimbshme.

    Përgjigju
  • Scutari: 29/11/2023 19:09

    Në këtë botë të gjitha lahen...proverb verior

    Përgjigju
    • Diana: 30/11/2023 11:50

      Scutari cdo inat mund te kesh ne jete me personin po kete proverb mund dhe mos ta shkruaje. Ngushellime per rinine e vajzes ????????

    • Alidemsi: 30/11/2023 09:33

      ç'lidhje ka ky koment apo mjaf te shkrush nji rresht me idjotlliqe,se nuk te kan ardhe ato dy grom tru deri sot 2023 hik e boj gje tjeter lere te ndjeren rehat ne paqe SE TI JE IDJOT NUK ESHTE FAJI ASAJ .....

    • @tTirana: 29/11/2023 21:09

      Mendon se mund te kene turp dhe ndergjegjie te tille qe as njerez nuk mund ti quash? Keta gezojne mbi fatkeqesine,ngallezehen nga dhimbja dhe perversiteti i tyre eshte i orientuar genetikisht. Jane thjeshte frymore te pavlere per veten dhe shoqerine.

    • Tirana: 29/11/2023 20:52

      Turp te kesh. Si eshte e mundur te mos kesh pak rrespekt per dhimbjen e tjetrit. Mos te rafte me e provu

  • Ilir Imeri: 29/11/2023 16:33

    Nuk është as koha as vendi as e drejtë që të gjykosh për rastin, pasi është nje fatkeqësie të madhe familjare! Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe!

    Përgjigju
  • ":;,': 29/11/2023 15:23

    Nese njerzimi kishte me udhtu me TRENA dhe AUTOBUZA si dikur nuk do kishte kaq shum humje jete!

    Përgjigju
    • Denis: 30/11/2023 09:42

      280veta vdiqen ne indi nga nje aksident treni.

  • Ilir: 29/11/2023 13:59

    Duan(qe 20 vjec) vetem meshkuj te arritur, qe ti mesojne me jeten luksoze pa punuar qofte dhe nje dite. Duan qe gjithcka te jete gati sepse e cilesojne veten te tyre te bukur, tereheqese, seksi. Kurse keta meshkuj(qe kapin keto femra) i duket vetja superior, mbi te tjeret mbi ligjun...i mesojne veten dhe ata qe te rrijne afer te jene mbi rregullat, psh nuk mbahet rripi ne makina lusksoze..ai eshte per hallexhinjte...nuk e di nese eshte rasti i kesaj vajze por shof shume vajza ne poziten e mesiperme. Ngushellime

    Përgjigju
    • Denis: 30/11/2023 09:40

      Qenke djegesire mjerane. Ke degjuar ti te fshati jot qe ka goca qe hipin ne makine me meshkuj t rritur dhe direkt rasti i pare kujton se eshte e njejta gje. Vetem te nxjerresh vrerin ngaqe ndihesh njeri u ulet pa lek a ku di un pse sta var njeri. Po nje gje ta them une gocat me mire e kane te vdesin ne aksodent sesa te dalin per kafe me ty me kete mendje qe ke ti vemje.

    • Gripi: 29/11/2023 20:06

      Duhet te shkoah te nje psikiater. Pervec kompleksit te inferioritetit paske dhe probleme te theksuara te natyres seksuale. Une do te thosha edhe impotent por po rezervohem. 24 vjec o ti qe nuk mundem te them njeri, do gezonte jeten si te donte. U prehte ne paqe.

    • Ada: 29/11/2023 19:51

      Sa idiot ,shpellar e shpirt zi qenke ,zoti te ndricofte mendjen ose …..

    • Vlora: 29/11/2023 19:08

      O ilir ti qenke totalisht i cmendur.

    • Shqiptar: 29/11/2023 16:54

      O Ilir o plehre mashkull ca komenti eshte ky o vemie ndyre ,humbi jeten nje vajze e re dhe ti shkon e ben komente shpellari. Ptu fare e ndyre .

    • Pa vlere: 29/11/2023 16:22

      @Ilir; Eshte koment i turpshem. I gjithi mbi baze paragjykimi. Edhe nqs do kishe qene prezent apo te dije lajme te sakta, ti nuk mund te komentosh jeten e tjetrit. Eshte zgjedhje personale. Ti ke vetem te drejte te ngushellosh apo te mallkosh. Varet nga lloji kafshes qe do jesh.

    • Fjona: 29/11/2023 15:19

      I nderuar, Eva ishte nje vajze e mrekullueshme dhe kushdo qe e njihte mund ta pohoj kete gje. Perse gjithmone dilni ne konkluzione te tilla? 40 vjecari mund te jete dhe nje i aferm ose nje mik shume i mire i saj, jo medoemos fenomeni qe permendni ju. Iu prehte shpirti ne paqe Eves, ka qene nje engjell i vertete, dikur ne toke tani ne qiell.

    • Nerti26: 29/11/2023 15:07

      Mos flisni pa ditur asgje, vajza nuk ishte e llojit qe ti permende. Ndaj matuni para se te gjykoni!

    • ndreca: 29/11/2023 14:57

      mos fol para kohe i nderuar. bes kallaku te ben te fala.

  • Erik: 29/11/2023 13:11

    Ngushellime familjes, keqardhje per fatin e te rese.

    Përgjigju
    • Diella: 30/11/2023 23:37

      U prehte ne parajse! Te jete e lumtur atje, prane nenes se saj.

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?