Edmond Mustafa

Detaje të reja mbi vrasjen e Edmond Mustafës në Tivar/ Në 2022 zbardhi disa vrasje përpara autoriteteve malazeze! Kërkoi statusin e bashkëpunëtorit, por nuk iu dha

27 Shkurt, 16:12| Përditesimi: 27 Shkurt, 16:18

  • Share

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Edmond Mustafës mëngjesin e sotme në Tivar. Mediat malazeze bëjnë me dije se shqiptari është marrë në pyetje më 27 mars 2022 në ambjentet e Departamentit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë malazeze.

Ai ka kërkuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë për zbardhjen e disa vrasjeve të kryera nga anëtarët e bandës Skalja dhe klanit Kavac. Megjithëse, Mustafa pranoi përpara autoriteteve policore bashkëpunimin e tij në disa vrasje dhe nxori emrat e autorëve ai nuk u arrestua kurrë dhe nuk iu dha statusi që kërkonte.

Deklaratën në polici në vitin 2022 ai e kishte kërkuar vetë, pasi i tha Departamentit të Krimeve të Rënda se siguria e tij ishte në rrezik. Mustafa pretendoi se ishte kërcënuar nga anëtar të grupit kriminal “Barska” (degë e klanit Skaljar).

 Mustafa deklaroi vullnetarisht gjithçka që dinte për veprat kriminale të kryera nga organizata kriminale së cilës i përkiste, si dhe informacionet që kishte për autorët dhe motivet e veprave të mëposhtme kriminale:

- vrasja e Srgjan Vllahoviqit, e kryer më 10 prill 2016 në Kotorr;

- vrasja e Tomašević Bozhidar, e kryer më 6 gusht 2016 në Tivar;

- vrasja e Vukoslavčević Željko, e kryer më 8 shtator 2016 në Tivar;

- vrasja e Ivan Laban, e kryer më 31 tetor 2016 në Tivar;

- vrasja e Sllobodan Sharanoviqit, e kryer më 11 mars 2017 në Budva;

- Vrasja e Marko Jovanoviqit, i cili, sipas Mustafës, u vra pasi kishte kryer një vrasje të dyfishtë në Podgoricë, dhe më pas trupi i tij ishte hedhur fshehurazi në një nga gropat në zonën e komunës së Tivarit;

- vrasja e Jovan Klisiqit, e kryer më 1 nëntor 2019 në Tivar;

- Zhdukja e Filip Marjanoviqit dhe Vukashin Gošoviqit, shtetas të Republikës së Serbisë, të cilët, sipas Mustafa, u rrëmbyen, u torturuan, u morën në pyetje dhe përfundimisht u vranë në komunën e Danilovgradit;

- Zhdukja dhe vrasja e Sjeklloq Markos, të cilit sipas Mustafës i është hequr jeta, pas së cilës trupi i tij është fshehur në një vend të panjohur për të në zonën e komunës së Tivarit”, thuhet në procesverbali i bërë gjatë intervistës së anëtarëve të Departamentit për Ndalimin e Krimeve të Rënda i Administratës Policore të Malit të Zi.


Lajmi kryesor:

EMRI/ Pjesëtar i një grupi kriminal, vritet shqiptari në Malin e Zi! Arrestohet autori i dyshuar


G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?