Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Athinë, ku mbeti i vrarë aksidentalisht i riu shqiptar.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se autorët janë me origjinë nga jugu i Shqipërisë dhe janë pjesë e grupeve kriminale. Gjithashtu dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Greqi.
Kujtojmë se mbrëmjen e të martës, një grup shqiptarësh kanë hyrë në një lokal ku kanë debatuar me njëri-tjetrin. Më pas kanë dalë jashtë lokalit, ku kanë vazhduar sherrin dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.
Për pasojë ka mbetur i vdekur shqiptari, i cili nuk kishte lidhje me grupin, por ndodhej në lokal.
Lajmi kryesor:
7 shqiptarë sherr me armë në një lokal në Greqi! Plumbat e ‘bandës L’ vrasin bashkatdhetarin që po shihte ndeshjen! Dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë
G.MO/ReportTv.al