Skema si shpërndahej droga në Tiranë/ 'Call Centeri' në Laprakë merrte porosinë 24 orë, shpërndahej me taksi! Mes të arrestuarve 3 taksistë

3 Maj, 10:36| Përditesimi: 3 Maj, 15:16

  • Share

TIRANE- Detaje të reja nga operacioni "Tempulli 3", i ndërmarrë më 2 maj 2024 nga Antidroga e Tiranës. Shqiptarja.com dhe Report Tv zbardhin skemën si funksiononte, nga momenti kur merrej porosia në një banesë në Laprakë e cila funksiononte si Call Center deri tek dorëzimi i dozave me taksi në destinacion. 

Tre persona punonin si operatorë në një dhomë në Laprakë ku përmes një numri celulari merrnin porositë. E ngjashme me call centerin dhe linja ishte e hapur 24 orë.

Pas porosisë malli mbërrinte te konsumatori përmes shoferëve të taksive, të cilët i shfrytëzonin ato jo vetëm për transport udhëtarësh, por edhe droge.

Në mesin e të arrestuarve janë të paktën 3 taksistë.

E ndërsa porositë bëheshin përmes numrit celular, anëtarët e grupit komunikonin mes tyre përmes aplikacionit Signal. Malli ruhej nëpër shtëpi me qira, të cilat ishin marrë nga ana e pjesëtarëve të grupit.

Deri tani janë 25 persona të arrestuar dhe 10 të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 3” në Tiranë. Në krye të grupit dyshohet të jetë Enea Sulejmani, kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës arrestuar mbrëmjen e 21 marsit 2024 pas tentativës për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës duke tentuar t'i shtypë me makinë në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë pasi në makinë ishte me 1 kilogramë kokainë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë, 100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis,  27 telefona celular të markave të ndryshme dhe 5 automjete të markave të ndryshme", tha dje drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një konferencë për median.  

Të arrestuar në kuadër të operacionit 'Tempulli 3' me 2 maj 2024
1- Rei Ramushi
2- Emiljano Birja
3- Abdullah Zyberi
4- Albjo Shkira
5- Kevin Nazari
6- Amarildo Jashari
7- Florjan Çepa
8- Ibez Zebi
9- Florjan Miha
10- Erol Bardhoshi
11- Andrin Bajraktari
12- Emiljano Maksutaj
13- Hamza Firi
14- Albi Bulku
15- Maringlen Kolaj
16- Armando Disha
17- Klodjan Lena
18- Altmir Mustafaraj
19- Gentjan Agaj
20-  Flori Lime
Masa e arrestit burg iu komunikua në qeli me 2 maj 2024
21- Envis Gorellari
22- Fatjon Çiçi
23- Enea Sulejmani
24- Igli Begaj
25- Shkëlqim Ostreni

ÇFARË U SEKUESTRUA me 2 maj 2024? 
3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë
50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë
100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis
27 telefona celular të markave të ndryshme
5 automjete të markave të ndryshme

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 03/05/2024 11:55

    Po te doje shteti i ndalon per 24 ore drogen Ligjet e forta dhe denime maksimale ndaj atyre qe komandojn kete afer Si denime me vdekje si behet ne Filippine kine apo iran Kjo semundje e rrezikshme ska sherim tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?