Detaje nga fëmija i braktisur në Golem, lindi nën peshë, ndodhet në reanimacion! 3 vite më parë nëna kishte lënë rrugëve një fëmijë tjetër

8 Maj 2023, 11:31| Përditesimi: 8 Maj 2023, 12:55

  • Share

DURRËS- Foshnja e gjetur në Golem e braktisur nga nëna kishte lindur në muajin mars nën peshë dhe aktualisht ndodhet në reanimacion ku po merr mjekimin e duhur. Mirëpo, për fat të keq, të njëjtin fati si ai, kishte pasur edhe motra/vëllai i saj i ardhur në jetë 3 vite më parë.

Report Tv ka mësuar se nëna 22-vjeçare me inicialet D.S. ka braktisur edhe 3 vite më parë një tjetër fëmijë, kësaj here në Tiranë. Nuk dihen ende rrethanat e këtyre veprimeve të saj, teksa vijon të jetë ende në arrati.  Policia e ka identifikuar nënën 22-vjeçare dhe është në kërkim të saj.

Ndërkohë, Report Tv ka mësuar se ajo ka qenë një “nënë problematike”, pasi në tetor të 2022, dy fëmijët e tjerë të saj 3-4 vjeç janë fotografuar të zhveshur në dyert e Gjykatës së Durrës. Referuar burimeve të gazetarit Aldo Mustafa, aso kohe është dhënë kujdesi i duhur social nga nëna, mirëpo rasti nuk është vijuar më tej.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 08/05/2023 15:56

    Ja kaloka buces do kohen e enverit ta conte ne internim baxhellen

    Përgjigju
  • Turi: 08/05/2023 11:56

    kjo qenka tamom si bucet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?