Alian Peron

Detaje nga aksidenti në Lezhë, parakalimi i gabuar i mori jetën francezit! Kishte 15 vite që jetonte në Shëngjin

16 Mars, 10:44| Përditesimi: 16 Mars, 10:53

  • Share

Lezhe- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur mesnaten e të enjtes, 15 mars, në superstradën Lezhë-Laç, ku humbi jetën shtetasi Francez Alian Peron.

Nga veprimet hetimore të policisë në vendin e ngjarjes, bëhet me dije se parakalimi i gabuar i automjetit tip "Benz", që drejtohet nga 23-vjeçari Samuel Çela është bërë shkak për përplasjen e fortë që i mori jeten 65-vjeçarit, i cili po udhetonte i vetem përgjatë superstrades në drejtim të Lezhës.

 I riu nga Fusha-Kuqja i cili u largua ngë vendi i aksidentit u vu në pranga disa orë më vonë dhe ndaj tij janë ngritur akuzat, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Ai po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lezhë, në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë. Ndërkohë viktima e këtij aksidenti, 65-vjeçari Alian Peron kishte banesë në zonen turistike të Shëngjinit dhe jetonte prej 15 vitesh aty. Ai kishte mësuar gjuhën shqipe dhe ishte i apasionuar pas natyrës dhe bregdetit, ku pjesën më të madhe të kohës e kalonte duke shëtitur nëpër zona të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?