Policia ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen ne qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve zyrtare i plagosur ka mbetur K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Në njoftimin zyrtar thuhet se 46-vjeçari është qëlluar me send të fortë, por burime për Report Tv bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur një plumb dhe një gëzhojë.
"Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen", njofton policia.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Plagoset në qafë një 46-vjeçar! Policia: U qëllua me sende të forta! Burimet: Pati të shtëna me armë, në vendngjarje 1 plumb e 1 gëzhojë! Shkak konflikt i çastit
B.K./ReportTv.al