Dështon tenderi për rikonstruksionin e Urës së Zogut! Forumi i trashëgimisë i kërkon qeverisë shtimin e fondeve

7 Dhjetor 2023, 16:54| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 17:06

  • Share

Prurjet e shumta të Lumit Mat e kanë përkeqësuar edhe tej situaten në Uren e Zogut. Këmba e urës është fundosur edhe më rreth 30 cm, duke sjell çedimin e gjithë strukturës. Projekti emergjent i miratuar që prej muajit mars të këtij viti nga qeveria shqiptare nuk është zbatuar, pasi asnjë kompani nuk e ka marrë përsiper rikonstruksionin e urës, monument kulture i katergorisë së parë.  

Në këto kushte Forumi Kombëtar të Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore, kërkon shtimin e fondeve.

“Ai fond është i vogël, ndaj vepra po vazhdon të shkatërrohet çdo ditë. Qeveria duhet të akordojë një fond më të lartë”, tha Pal Trashaj anëtar i Forumit.

Qeveria shqiptare ka alokuar mbi 60 milion leke për ndërhyrje emengjete në Uren e Zogut, por tenderi ka deshtuar pasi asnjë kompani nuk është futur në garë. Ura me 6 harqe, e gjatë 500 metra u ndërtua nga Mbreti Zog në vitin 1927, por për shkak të mosmirëmbatjes ndër dekada ka degraduar.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • frrok: 08/12/2023 16:30

    Kure te dalin fondet ura do te jete shembur,kjo ure nuk e kalon dot kete dimer....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?