Merr fund shpresa/ Dy ilaçet anti HIV, Lopinavir dhe ritonavir janë joefektive ndaj Covid 19

8 Tetor 2020, 16:18| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 16:21

  • Share

Dy antiretroviralët, të lindur si terapi për HIV dhe të testuar muajt e fundit gjithashtu kundër koronavirusit, në fakt nuk ulin vdekshmërin dhe nuk shkurtojnë kohëzgjatjen e shtrimit në spital.

Studimi u krye në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e projektit Recovery, një hetim mjekësor kombëtar që përfshiu mbi 176 spitale për të testuar efektivitetin e terapive të ndryshme të mundshme anti-Covid.

Në rastin e lopinavir dhe ritonavir, shpresat e komunitetit shkencor ishin të lidhura me aftësinë e dy ilaçeve për të frenuar proteazat, enzimat që besohet të jenë thelbësore për replikimin e koronavirusit nisur nga fakti se në të kaluarën të dy ilaçet kishin provuar se ishin pjesërisht të efektshëm në përmirësimin e disa simptomave të Sars dhe Mers, viruse të ngjashme mjaftueshëm me Sars-Cov-2.

Ashtu si edhe në rastin e klorokinës, e cila pas entuziazmit fillestar doli i dështuar në disa prova klinike, edhe dy ilaçet anti-HIV nuk kanë qenë në gjendje të mbajnë ‘premtimet’ e tyre.

Studimi i ri i botuar në ‘Lancet’ përfshiu mbi 1,600 pacientë (të zgjedhur në mënyrë të rastësishme) që morën dy antiviralë dhe 3,400 të tjerë që iu dha terapi standarde.

Studiuesit vlerësuan një varg parametrash klinikë, duke krahasuar të dy grupet e pacientëve për të parë se cilat terapi ishin më efektive. Për fat të keq, rezultatet ishin të pamëshirshme.

Në 28 ditë nga shtrimi në spital, 23% e pacientëve të trajtuar me lopinavir dhe ritonavir vdiqën, krahasuar me 22% e atyre të caktuar në trajtime tradicionale.

Rezultate të ngjashme pati gjithashtu në lidhje me kohëzgjatjen e shtrimit në spital.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?