Albana Vokshi

Dështon sërish Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: PS po bojkoton që të zvarrisë hetimin

7 Maj, 14:53| Përditesimi: 7 Maj, 14:54

  • Share

Për të gjashtën herë Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi dështoi. PS nuk iu përgjigj thirrjes së Albana Vokshit për mbledhje, ndërsa kjo e fundit hodhi akuza se po bllokohet puna hetimore e parlamentit.

Mbledhja e thirrur nga Vokshi kishte në rend të ditës miratimin e kërkesave për informacion, drejtuar institucioneve, që PS nga ana e saj i ka miratuar në një mbledhje me vetëm anëtarët e maxhorancës bashkë me planin e hetimit.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi tha se maxhoranca ka bërë mbledhje ilegale, duke shtuar se kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ka kthyer përgjigje prej 2 javësh për kërkesat e opozitës.

“Mazhoranca bën mbledhje ilegale, kërkojmë përgjigje nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Kërkuam pavlefshmërinë e mbledhjes të Plarent Ndrecës. Kërkuam anulimin e vendimeve të marra nga mazhoranca. Mazhoranca është e papërgjegjshme ndaj mbledhjeve të Komisioneve Hetimore parlamentare. Deputetët Milva Ekonomi dhe Plarent Ndreca janë në konflikt interesi për këtë komision. Po bojkotohen mbledhjet që të pengohet puna e Komisionit Hetimor”, tha Vokshi.

Që prej ngritjes së Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për koncesionet e Check-up dhe Sterilizimit, opozita dhe maxhoranca nuk ia kanë dalë të gjejnë dakordësinë duke e futur në ngërç Komisionin e ngritur një këmbim të paqes parlamentare.

Ndërkohë komisioni tjetër, ai për TIMS, vijon punën normalisht me mbledhjen e radhës të martën në 11:00.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?