Dështon marrëveshja tregtare BE-SHBA

21 Tetor 2023, 15:59| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 16:00

  • Share

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dështuan në përpjekjen e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjet e mëdha tregtare në një takim të nivelit të lartë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel. Qëllimi ishte të diskutohej bashkëpunimi për teknologjitë e reja dhe kritike, duke përfshirë infrastrukturën dixhitale dhe inteligjencën artificiale, si dhe çështjet e politikave tregtare.

Sipas burimeve diplomatike, të dyja palët nuk mund të bien dakord se si mund të eliminohen në afat të gjatë disavantazhet konkurruese për eksportuesit evropianë të çelikut dhe aluminit në tregun amerikan. Për më tepër, nuk u arrit asnjë marrëveshje për lehtësimin e tregtisë për mineralet e përdorura në prodhimin e baterive të makinave, gjë që shpresohej të siguronte që kompanitë e BE-së të mos përjashtoheshin nga zinxhirët e furnizimit të automobilave për shkak të një programi të ri të subvencionimit të SHBA-së.

Ka pasur tensione mbi një ligj amerikan që parashikon miliarda investime në veprim për të luftuar ndryshimet klimatike dhe subvencione për industrinë amerikane, gjë që shkaktoi shqetësime në BE për disavantazhet konkuruese.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?