Dështoi me Ancelottin, Brazili synon të firmosë me një tjetër trajner të madh

4 Janar, 20:27| Përditesimi: 4 Janar, 20:38

  • Share

Federata Braziliane e Futbollit ka kthyer sytë nga një tjetër emër i madh për t’i besuar drejtimin e skuadrës 5 herë kampione bote.

Pas dështimit me Carlo Ancelottin tani përpjekjet janë përqendruar tek Jose Mourino i cili nuk duket fort i bindur pavarësisht interesimit të brazilianëve për të.

Kjo pasi situata te Brazili nuk është aspak e mirë për momentin, me presidentin e federatës që akuzohet për manipulim zgjedhjesh dhe skuadrën që renditet e pesta në botë dhe rrezikon të mbetet jashtë Kupës së Botës në 2026-ën.

Për më tepër, portugezi pret me interes edhe zhvillimet te Roma, aty ku patrioti i tij Thiago Pinto pritet të shkarkohet dhe në këtë mënyrë, mund të forcohen edhe më shumë pozitat e Mourinhos në klub.

Ky duket se është edhe kushti i tij për të vazhduar bashkëpunimin me Romën, pra një rol trajner-menaxher, që bën vetë edhe merkaton.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?