Pesë legjendat gjermane që do monitorojnë Flick

Dështimi në Botëror, pesë legjendat e Gjermanisë 'asistentë' të Hansi Flick

16 Dhjetor 2022, 12:00
  • Share

Gjermania e futbollit dështoi në Kupën e Botës, me ekipin e Hansi Flick që nuk ia doli të kalojë grupet në "Katar 2022". Federata Gjermane e Futbollit ia besoi sërish stolin Flick, me objektivin e qartë për Europianin 2024 që zhvillohet në Gjermani.

Veç besimit për trajnerin, Flick tanimë do ketë edhe pesë legjenda të Gjermanisë në rolin e këshilluesit. Federata ka ngritur një grup pune me Oliver Kahn, Karl-Heinz Rummenigge, Matthias Sammer, Rudi Völler dhe Oliver Mintzlaff, detyra e të cilëve do të jetë të këshillojnë, mbështesin dhe ndihmojnë Hansi Flick në ekipin kombëtar.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?