Massimiliano Allegri

Dështimi me Cagliarin, Allegri: Në pjesën e parë do i ndërroja të gjithë, ulem të diskutoj të ardhmen me drejtuesit

20 Prill, 09:34| Përditesimi: 20 Prill, 09:39

  • Share

Cagliari 2-2 Juventus, ky ishte fundi i sfidës së Serie A që u zhvillua të premte dhe çeli raundin e 33-të. Te "Zonja" janë të zhgënjyer dhe i pari me kokën ulur duket Max Allegri.

Pas ndeshjes për mediet ai tha se në pjesën e parë nuk e kuptuan ndeshjen, teksa është i lumtur që do ulet të diskutojë të ardhmen me drejtuesit, për të hedhur idetë e reja, gjithmonë nëse do i besohet stoli i klubit më të titulluar në Itali.

"Kur gjen një skuadër si Cagliari, që të hidhet në sulm, duhet të bësh një betejë. Teknikisht patëm vështirësi dhe nuk e kuptuam lojën. Kur luan në këto ndeshje, nëse nuk i përshtatesh kundërshtarit del me 'kocka të thyera'. Në pjesën e parë duhet t’i ndërroja të gjithë. Ndoshta duhet të ndërrohesha edhe unë. Në pjesën e parë kam parë gabime teknike që nuk doja t’i besoja. Por fatmirësisht kam një grup me djem të zotë që u ngritën në këmbë dhe nuk ishte e lehtë”, tha fillimish Allegri.

Më pas livornezi shtoi se do ulet me drejtuesit për të diskutuar të ardhmen.

"Jam i lumtur që ulem për të planifikuar të ardhmen ne Juven? Absolutisht po. Në fund të sezonit duhet të ulemi për të bërë vlerësimet e nevojshme, por tani duhet të arrijmë Champions League dhe finalja e Kupës së Italisë kundër një Lazio të fortë", tha trajneri i bardhezinjve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?