Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia

Dështimi i bojkotit të masave të sigurisë, avokatët ‘përplasen’ mes tyre! Haxhia thërret mbledhjen me urgjencë, ja mesazhi

6 Korrik 2022, 09:24| Përditesimi: 6 Korrik 2022, 09:38

  • Share

TIRANË- Dështimi i bojkotit të masave të sigurisë, avokatët sërish përplasje mes tyre. Mbledhja e planifikuar për të hënën e ardhshme, do të zhvillohet nesër ora 13:00.

Report Tv siguron njoftimin që Dhoma e Avokatisë iu ka dërguar avokatëve.

Një ditë më parë, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor thanë për Report TV se nuk do të ketë ndryshim harte dhe negociata me avokatët.

Kujtojmë se më herët lidhur me bojkotin e avokatëve ka pasur një reagim edhe nga qeveria. Vetë kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë. Mirëpo në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje.

Report Tv ka mësuar se kjo hartë do të dërgohet në qeveri e cila nëpërmjet një vendimi do të miratojë propozimin e këshillit të lartë gjyqësor. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

1657092381_90c9d18f26734809ae00878a139176fa.jpg

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?