Albin Kurti

Dështak!

15 Qershor 2023, 12:56| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 12:58

  • Share

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë zbuloi Pasigurinë e Kosovës.

1. Albin Kurti i ka kërkuar KFOR-it raport për arrestimin e policëve të Kosovës nga ushtarët serbë në Veri!

KFOR-i nuk i raporton për punën e tyre Albin Kurtit, prandaj nuk i kanë raportuar.

2. Albin Kurti tha se Kosova nuk ka mundësi ta kontrollojë Veriun, sepse është i madh. Ka male atje. Të thella.

- Po. Ka edhe arusha. Prandaj, kur Amerika të ka këshilluar 'mos' - e ka ditur se nuk je i zoti ta mbrosh veteveten, e KFOR-i nuk të ka ty komandant që t'i marrin urdhërat prej teje.

3. Xhelal Sveçla, si petull, RR-në e shqipton si R - nuk thotë Rrezik por Rezik, prandaj nuk ka mundësi që armiku e merr seriozisht.

4. Albin Kurti tha se e ka çuditur heshtja e ndërkombëtarëve.

'Silent treatment' është formë ndëshkimi. Meqenëse ke mbërri në atë gjendjen ku fjala nuk ta lë shenjë, Perendimi, me heshtje po e shpreh pakënaqësinë dhe zemërimin ndaj teje.

5. Albin Kurti i luti gazetarët shqiptarë, aman, mos anoni kah Beogradi, siç po anoni.

6. Albin Kurti tha se Hashim Thaçi ka faj që në Veri nuk mund të jetë Ushtria e Kosovës!

Hashim Thaçi e ka pranuar kërkesën e NATO-s dhe ka bërë mirë, sepse Kosova nuk ka Ushtri reale.

Ku është ajo Ushtri?

Së paku, duke 'ua ndaluar' të ekzistojnë më Veri (duke i mbajtur bishat lidhur), Ushtria ish dukur enigmatike, misterioze, nuk ish zbuluar se nuk ekziston.

7. Albin Kurti e qau fatin e Lulzim Hetemit.

Të gjithë po ia sulmojnë trenerkat me kundra mgjyrë kaki, me lidhëse të palidhura.

Tha, Lulzimi është vëllai i dëshmores.

E Hashim Thaçi vëllai i kujt është!

Ne kush jemi? Neve na ka bë 'pela' a çka!

Të jesh budalla si Lulzim Hetemi nuk është mëkat, mëkat po bën ti që po e shfrytëzon të paditurin si 'mburojë e gjallë', si bombë e kurdisur, me të cilin po qeshin krejt bota.

P.S. Autorja e ka përjetuar dëbimin nga Veriu i Mitrovicës (zbathur para mëngjesit), e ka përjetuar të jetë 'mburojë e gjallë', të ec nëpër fushën e minuar;

të kaloj nga një fshat në tjetrin natën nëpër hanën e plotë (e vetmja herë (maj 1999), kur hëna e plotë m'u ka duk si shtrigë sepse bënte shumë dritë);

Autorja ka qenë aty kur i kanë ndarë djemtë e burrat nga gratë e vajzat;

- Ka qenë e detyruar të ikë nga Kosova në kolonë, është kthyer këmbë në gjysmë të rrugës;

Ka parë një grua që vritet duke kërkuar bukë për fëmijën e saj;

Ka parë shqiptarë të vrarë nga policia serbe dhe përpjekjen e tmerrshme të shqiptarëve për t'i tërhequr trupat e tyre për varrim;

Autorja ka parë një kamion me burra shqiptarë të zhveshur rrugës për fshatin Bukosh..

Autorja ka ndaluar dhjetëra vajza të reja të gjuhën nga ballkoni i shtëpisë së rrethuar..

Autorja ka kënduar kur të gjithë kanë qarë, ka qarë kur të gjithë kanë festuar.

Autores i ka dalë zemra nga vendi kur u ka thënë vëllezërve lamtumirë,

...e kur tê gjitha vajzat i kanë prerë flokët për shkak të morravep..., autorja nuk i ka prerë.

Një herë i janë terruar sytë, e kanë lëshuar këmbët dhe ka qenë e sigurt se po vdes...

Kurrë më s'ka qenë e lumtur.

Se....Lufta nuk e lë pa të vrarë.

Ne vajzat që e kemi përjetuar luftën, pyesim: Ku e ke vajzën ti!

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 15/06/2023 20:06

    Po mundohet i shkreti te hyj me dhune ne historine e Kosoves, por do kujtohet si deshtaku me i madh ne politike dhe ai qe i vuri flaken te ardhmes se vendit. Nje delirant i pasherueshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?