Pankarta politike e tifozëve rumunë

DËSHMIA/ 'Kosova është Serbi' në stadium, policia rumune lejoi futjen e pankartës së huliganëve (VIDEO)

14 Shtator 2023, 14:42| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 14:44

  • Share

Rumania fitoi 2-0 me Kosovën në Bukuresht, sfidë që vlente për grupin I të Euro 2024, dy ditë më parë. Pas minutës së 18-të, ndeshja u ndërpre për më shumë se 52 minuta, kjo pasi huliganët rumunë shpalosën në stadium pankartën "Kosova është Serbi", një mesazh politik ky shoqëruar me thirrje raciste dhe diskriminuese kundër shqiptarëve.

Duket se mediet në Rumani kanë treguar edhe përfshirjen e strukturave të policisë në këtë incident. Sipas një audio të publikuar nga "A Media", lideri i tifozëve, Andrei Preda thotë se mesazhi është kontrolluar dhe lejuar nga policia.

Kjo është një e dhënë shtesë që tregon se nëse diçka e tillë provohet që është e organizuar dhe lejuar nga pjesë të policisë, Kosova mund të kërkojë fitimin e ndeshjes në tavolinë dhe hetim më të plotë për përgjegjësit.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • klx: 14/09/2023 22:32

    Rumunet jane felliqesira pro-serbe.Me 10 shkurt 2007 ushtaret Rumune te UNMIK vrane 2 protestues shqiptare ne Kosove. Edhe sot vrasesit Rumune jane te lire. Turp per Kosoven e Shqiperine qe nuk reagojne.Edhe me 2018 keta bastarde Rumune bene te njejten gje ne stadiumin e Beogradit dhe Bukureshtit. https://news.un.org/en/story/2007/04/215752

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?