Dëshmia kontradiktore e mikes së 22-vjeçares nga Kenia: Si e akuzonte pak muaj më parë Emily-n shoqja e dhomës

28 Shkurt 2023, 16:42| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 17:14

  • Share

 

Shoqja tjetër e dhomës së Joy Ayokos, Joi Brenda në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Pa Gjurmë’ për Report Tv pak kohë më parë hodhi akuza kundrejt Emily Mutuas, për të cilën tha se ajo kishte dijeni në lidhje me atë që ndodhi më 13 gusht. Shoqja e 22-vjeçares ka të njëjtin emër si e dhunuara. Joy Brenda zbuloi detaje të rëndësishme për punonjësen e kazinosë që u hodh nga ballkoni i një hoteli në Tiranë nga persona të paidentifikuar.

Ajo është shprehur se e reja ka shprehur shqetësim për shoferin e kazinos që e përndiqte. Ndërkohë ka zbuluar se 22-vjeçarja ishte në një marrëdhënie me një djalë shqiptar, një ri të rëndësishëm e cilësoi ajo, që me shumë gjasa ishte biznesmen. Për të hedhur më shumë dritë në këtë ngjarjeje, Joy Brenda ka deklaruar se duhet të merret në pyetje shoqja e dhomës, pasi ajo mund të dijë shumë detaje mbi atë se çfarë mund t’i ketë ndodhur vajzës.

Ne kishim turne të ndryshme në punë, vetëm pak shiheshim. Nëse do isha prezente atë ditë do kisha disa konkluzione. Personi që jetonte me të është personi që di gjithçka lidhur me ngjarjen. Ne jemi vajza, flasim me njëra-tjetrën ndajmë gjëra, por lidhur me këtë rast jemi ulur kemi diskutuar çfarë mund të ketë ndodhur me të, dhe askush nuk di të thotë çfarë ndodhi.

Intervista e Joy Brenda për emisionin 'Pa Gjurmë' në dhjetori 2022

Gazetari: Çkemi Joy?
Joy Brenda: Çkemi? 
Gazetari: Je në Kenia tani?
Joy Brenda: Po
Gazetari: Dua të të pyes lidhur me diçka për shoqen tënde Joy? Keni të njejtin emër?
Joy Brenda: Po
Gazetari: Punoje në të njejtën kazino me Joyn?
Joy Brenda: Po
Gazetari: Shoqja jote Joy, të tha për ndonjë problem që mund të kishte? Çfarë dyshon ti? Mund të ketë qenë e mërzitur apo e frikësuar për ndonjë gjë? 
Joy Brenda: Nuk mund të them e frikësuar. Personi i vetëm për të cilin ajo më ka folur është shoferi. “Ai djalë po më përndjek për dy javë”. Kjo ishte e vetmja ankesë që ajo kishte 
Gazetari: E dini emrin e tij?
Joy Brenda: Po, emri i tij është Rodi ( me pip zerin) ne tekst me pika
Gazetari: E dini mbiemrin e tij?
Joy Brenda: Jo nuk e di
Gazetari: Sa vjeç është ai?
Joy Brenda: Ai është 32
Gazetari: Po në lidhje me Emilin? Emili ishte shoqja e dhomës së Joyt?
Joy Brenda: Po, ato të dyja ishin në punë, Joy e mbaroi punën në orën 02:00 të mëngjesit ndërsa Emily në orën 07:00. Supozohej që kur të kthehej ta gjente Joyn në gjumë
Gazetari: Kur ajo u kthye në dhomë nuk e gjeti Joyn atje?
Joy Brenda: Jo, nuk e gjeti Joyn në shtëpi dhe fjeti gjumë
Gazetari: Dhe çfarë ndodhi më vonë?
Joy Brenda: Joy supozohej të ishte në punë në orën 3 pasdite. Nuk u paraqit dhe mua më morën në telefon shoqet e saj të më pyesin, dhe unë i thashë “më lejoni pak minuta të telefonoj dhe ju kthej përgjigje”. E telefonova numrin e Joyt dhe telefoni rezultoi i fikur, telefonova persona të tjerë që mund të kishin dijeni se ku ishte Joy dhe askush nuk dinte gjë
Gazetari: Kush e gjeti Joyn jashtë dhomës, të shtrirë në tokë? 
Joy Brenda: Dy vajza nga Gjeorgjia. Njëra prej tyre po pinte cigare në ballkon dhe dëgjoi dikë që merrte frymë me rënkim, ajo thirri shoqen e saj duke menduar se është një qen që po vuan nga dhimbja, dhe aty vunë re që ishte një person. Kështu u gjet Joy
Gazetari: A ka qenë ndonjëherë në polici lidhur me këtë ngjarje ndërkohë që ishe në Shqipëri?
Joy Brenda: Po më thirrën dhe më pyetën për disa gjëra. I kam thënë që nuk mund të flas lidhur me diçka ndërkohë që nuk kam qenë atje 
Gazetari: A ishte Joy në një lidhje me dikë ndërkohë që jetonte në Shqipëri?
Joy Brenda: Po ajo kishte të dashur. Unë vetëm atë djalë njoh
Gazetari: Ishte shqiptar apo i huaj
Joy Brenda: Ishte shqiptar
Gazetari: Ai jeton këtu në Tiranë?
Joy Brenda: Jo. I kam thënë dhe policisë që nuk mund të flas shumë për të sepse ai ishte një person shumë serioz dhe i rëndësishëm, shqiptar, por vinte rrallë në Shqipëri. Ai thjesht vinte në Shqipëri për 3-4 ditë dhe ikte. Dukej si biznesmen 
Gazetari: Ti je në Kenia dhe e le punën në kazino?
Joy Brenda: Po
Gazetari: Nuk do kthehesh më në Shqipëri?
Joy Brenda: Jo. Të them të drejtën nuk jam e lumtur për çfarë ndodhi me Joyn dhe me të gjithë situatën. Atje ku jetonin ata është një ambasadë dhe ambasada ka kamera, por ky është muaji i pestë dhe ende nuk ka një të dhënë se çfarë ka ndodhur atë ditë 
Gazetari: Ti si shoqja e Joyt, çfarë dyshon se ndodhi me të?
Joy Brenda: Ne kishim turne të ndryshme në punë, vetëm pak shiheshim. Nëse do isha prezente atë ditë do kisha disa konkluzione. Personi që jetonte me të është personi që di gjithçka lidhur me ngjarjen. Ne jemi vajza, flasim me njëra-tjetrën ndajmë gjëra, por lidhur me këtë rast jemi ulur kemi diskutuar çfarë mund të ketë ndodhur me të, dhe askush nuk di të thotë çfarë ndodhi. 
Gazetari: Është shumë e çuditshme që askush nuk di asgjë, apo jo?
Joy Brenda: Po shumë e çuditshme, unë këmbëngul te shoqja e dhomës, që besoj se ka shumë informacione të cilat ajo nuk po i jep. Ajo është personi që di se kush ka hyrë në shtëpi, besoj se ka informacione më shumë se çdo person tjetër.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Vdekja e kenianes, flet për ‘Pa Gjurmë’ shoqja 22-vjeçares, jep dëshmi kontradiktore me atë në prokurori: S'e dija për lidhjen e saj me shoferin e kazinosë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?