Dëshironi të shmangni rrudhat ose gërhitjen?! Zbuloni pozicionet më të mira për gjumin

29 Gusht 2023, 22:38| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 22:39

  • Share

Pyetja më e shpeshtë e njerëzve kur bien për të fjetur është nëse ka ose jo rëndësi pozicioni i gjumit gjatë natës. Ju mund ta gjeni veten të shtrirë në shpinë, në stomak, në anën e djathtë ose të majtë.

Përgjigjia për këtë pyetje është se ka disa faktorë të tjerë që duhet të merren parasysh. Sipas ekspertëve, qëllimi duhet të jetë rehatia dhe gjumi i qetë dhe më pas pozicioni.

Duhet të dini se nevoja për të fjetur në një pozicion të caktuar mund të ndryshojnë me kalimin e moshës, shqetësimet e ndryshme shëndetësore dhe shtatzëninë.

Gjumi në shpinë është më i miri për shtyllën kurrizore dhe kyçet, pasi ekspertët e konsiderojnë këtë pozicion si më të mirin sidomos nëse bëhet fjalë për dhimbjen e shpinës. Ky pozicion ju ndihmon gjithashtu të shmangni rrudhat që krijohen nga kontakti me jastëkun.

Për njerëzit që kanë tendencë të gërhasin, ky nuk është pozicioni më i mirë, pasi mund të rrisë më shumë mundësinë e gërhitjes. Gjumi në shpinë gjithashtu mund të shkaktojë simptoma të sëmundjes së refluksit gastroezofageal.

Gjumi në anë është alternativa më e mirë për njerëzit që priren të gërhasin, sepse ky pozicion gjumi nuk pengon ose ushtron ndonjë presion mbi organet e njeriut.

Për të njëjtën arsye të fjeturit në anë është pozicioni ideal gjatë shtatzënisë dhe ndihmon gjithashtu edhe për të mbajtur rrugët e frymëmarrjes të lira.

Gjumi në stomak është pozicioni më ideal nëse dëshironi të shmangni rrudhat, por gjithashtu ky pozicion mund të zvogëlojë edhe gërhitjen.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?