Rolling Hills Liqeni

Dëshira për të jetuar në periferi zgjeron ofertat dhe mundësitë e investimit! Rolling Hills Liqeni, projekti konkurrues në tregun imobiliar

4 Maj 2023, 11:00| Përditesimi: 4 Maj 2023, 15:34

  • Share

Zgjerimi i kryeqytetit, prej kohësh ka nxitur një trend që është përqafuar nga një pjesë e mirë e popullsisë; atë të të kërkuarit mundësi për të jetuar më në periferi, e cila në krahasim me jetën në një zonë të zhvilluar urbane ofron disa përfitime shtesë.

Vendndodhja, me një akses të shpejtë edhe pse jashtë qendrës, ajri i pastër, gjelbërimi, vilat apo apartamentet me hapësira më të mëdha banimi, por edhe privatësia dhe siguria janë disa nga motivet kryesore që e kanë kthyer jetën jashtë qytetit gjithnjë e më të zakonshme në vitet e fundit.

Nëse para 10 viteve komplekse të tilla vilash, kryesisht kishin si klientë vetëm një pakicë personash, sot ato janë gjithnjë e më të lakmuara për disa arsye. Përveç stilit të një jete më të qetë, komunitetit të përzgjedhur, afërsisë prej disa minutash me qendrën e Tiranës, blerja e një prone në këto komplekse është padyshim një investim i mençur.

Nëse dikush sot vendos të blejë një vilë apo apartament në një zonë periferike si Farka, aty ku po ndërtohet kompleksi rezidencial i ri Rolling Hills Liqeni, falë zhvillimit të viteve të fundit, infrastrukturës të plotë urbane dhe atraksionit turistik që kjo zonë ofron, është rritur mundësia jo vetëm për ta shfrytëzuar për të jetuar, por sidomos për ta ofruar më pas me qira. Një proces, që vite më parë ishte thuajse i paimagjinueshëm, sidomos për pronat  e vendosura më larg nga qendra e kryeqytetit. Përmes kësaj prirjeje, e cila po njeh gjithnjë e më tepër rritje, është e mundur që shtëpia e blerë, të shlyejë vetveten brenda një kohe të caktuar.

Vilat dhe apartamentet në Rolling Hills Liqeni, pozicionuar në një nga zonat me më potencial të Tiranës, ofrojnë një cilësi të lartë ndërtimi, arkitekturë të përzgjedhur me pamje tërheqëse, duke iu përgjigjur pritshmërive të çdo interesi, veçanërisht të atyre që  blerjen në një zonë të tillë e shohin me leverdi për të ardhmen. Me kohën, edhe konceptet e ndërtimit të komplekseve të tilla kanë ndryshuar.

Në Rolling Hills Liqeni, rezidentët nuk blejnë thjesht një vilë apo apartament, por i’u jepet për herë të parë mundësia, që në një kompleks të tillë Premium, të përfitojnë nga të gjitha njësitë e shërbimeve që e bëjnë jetën më të thjeshtë. Një tërësi zgjedhjesh për ata klientë që duan të kenë gjithçka, aty ku do të jetojnë përgjithmonë apo thjesht për të kaluar fundjavat.

Trendi gjithnjë në rritje i çmimeve në tregun imobiliar, sot po shërben si një nxitës për investime në komplekse të tilla Premium, duke i shtyrë shumë njerëz që të përfitojnë nga çmimet e momentit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?