‘Dëshira e tretë’, ngjitet në skenën e teatrit të Vlorës! Komedia që gërsheton konfliktet e brezave

4 Nëntor 2023, 18:04| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 18:12

  • Share

Një komedi që gërsheton konfliktet e brezave, në një realitet tërësisht shqiptar, u ngjit në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë. “Dëshira e tretë” e dramaturgut vlonjat Ferdinand Hysi hapi siparin e shfaqjeve teatrale dhe u mirëprit nga publiku.

Është ngjitur me sukses në skenën e ‘Petro Markos’, komedia “Dëshira e tretë” e dramaturgut vlonjat Ferdinand Hysi.

Me regji të Roland Mingës, skenografi të Drini Shehut dhe muzikë të Artur Dhamos, shfaqja u ndoq me interes nga publiku vlonjat që mbushi sallën e teatrit.

Regjisori Roland Minga thotë se kombinimi aktorial i brezave është dhe suksesi i shfaqjes që përçon mesazhin se asnjë mrekulli apo magji nuk mund të zgjidhë hallet e shoqërisë, nëse ka tolerancë.

Për aktoren Eljona Thomaraj shfaqja foli shqip për problemet e shumë familjeve.

Komedia ‘Dëshira e tretë’ ka çelur kështu sezonin e ri për trupën e teatrit të Vlorës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?