DeSantis këshillon banorët e Floridës të qëndrojnë 'vigjilentë' përpara goditjes nga stuhia Idalia

28 Gusht 2023, 18:33| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 18:40

  • Share

Guvernatori i shtetit juglindor amerikan të Florida, Ron DeSantis paralajmëroi banorët të përgatiten për goditjen e vendit nga stuhia Idalia. Sipas tij stuhia Idalia do të ashpërsohet në detin e Karaibeve duke u kthyer në një “uragan madhor”, duke prekur brigjet e Gjirit të Meksikës kësaj jave.

“Do të jetë një stuhi e fuqishme”, tha DeSantis.

Ai paralajmëroi banorët se do të kishte edhe ndërprerje të energjisë elektrike, raportojnë mediat e huaja.

Zyrtarët thonë se Idalia u intensifikua sot dhe rrezikon të kthehet në një stuhi kërcënuese duke goditur Floridan prej të martës.

“Nëse gjendeni në rrugën e kësaj stuhie nga zona e Gjirit Tampa, në Franklin apo veriperëndim të Florida, përgatituni për impaktin. Ne presim që urragani Idalia të godasë shtetin e Florida”, tha DeSantis.

Zyrtarët e shtetit të Florida kanë mobilizuar 1,100 policë dhe forca të gardës Kombëtare për reagimin ndaj stuhisë, ndërsa DeSantis ka shpallur “emergjencën” në shumë rajone të shtetit.

Ora 18:54
Biden nënshkruan urdhrin për gjendjen e jashtëzakonshme të stuhisë në Florida

1691701163_Screenshot4.jpg

Presidenti Joe Biden miratoi një deklaratë emergjence për Florida teksa stuhia Idalia po afrohet dhe forcohet.

Biden zhvilloi një bisedë me DeSantis të hënën në mëngjes dhe e siguroi atë se qeveria federale do ta mbështeste plotësisht shtetin në përgatitjen për stuhinë dhe pasojat, raporton CNN.

Biden i kishte thënë gjithashtu guvernatorit se Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) ka vendosur paraprakisht personel dhe asete në përgatitje për stuhinë. 

Që nga mëngjesi i së hënës, stuhia ishte 90 milje larg bregut perëndimor të Kubës me erëra deri në 65 milje në orë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?