Deri në fund të qershorit priten reshje shiu pasdite! Meteorologia: Ja qarqet ku priten shtrëngata

13 Qershor 2023, 15:39| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 15:45

  • Share

Shirat dhe stuhitë e pasditeve do të vijojnë deri në fund të qershorit. Specialistja e Institutit të Gjeoshkencës Anira Gjoni veçon se temperaturat do të jenë të larta, por shirat e orës 14.00 apo 15.00 do të jenë prezentë.

Qarqet me shtrëngata janë Dibra, Elbasani, Korça dhe Gjirokastra.

"Pritet që java të vazhdojë dh të mbyllet me të njëjta kushte atmosferike, të paqëndrueshme. Reshjet që kanë shoqëruar gjatë këtyre ditëve do na shoqërojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Për ditën e nesërme presim që temperaturat të rriten me 1 deri në dy gardë, duke regjistruar kështu në bregdet 26 gradë, në vendet e ulëta 29 gradë dhe në ato malore 22 gradë. Për minimalet presim që temperaturat të shkojnë 20 gradë në bregdet, 17 në vendet e ulëta dhe 11 në vendet malore. Qarqet që do presim të kemi më shumë reshje dhe të shoqërua me shtrëngata, përmendim Dibrën, Elbasanin, Korçën dhe Gjirokastrën, në qarqe të tjera presim të kemi reshje më të dobëta", tha ajo. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?