Deri në 2050 më shumë se një miliard njerëz me diabet

12 Korrik 2023, 16:55| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 17:04

  • Share

Deri 1,3 miliardë diabetikë do të shkojë numri deri në vitin 2050, sipas studimit të botuar në ”Lancet”.  Kjo do të thotë se në mbarë botën, numri i njerëzve me diabet, sëmundje kronike që zhvillohet kur niveli I sheqerit në gjaë është shumë I lartë,  do të dyfishohet gjatë tre dekadave të ardhshme.

Studiuesit zbuluan se 529 milionë persona kishin diabet në vitin 2021 dhe rritja e numrit të diabetit do të rriste prevalencën e sëmundjes nga 6,0 për qind e popullsisë së botës në gati 10 për qind deri në vitin 2050.

Gjetjet e studimit bazohen në analizën e të dhënave nga më shumë se 27 000 burime në 204 vende dhe territore.

Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 37 milionë persona në SHBA kanë diabet.

Studiuesit zbuluan se rreth 96 për qind e njerëzve në mbarë botën që kishin diabet në 2021 kishin tip 2, duke vënë në dukje se prevalenca në rritje e diabetit të tipit 2 në mbarë botën është ”kryesisht për shkak të rritjes së obezitetit”.

Për ekspertët e shendetit, përhapja e vazhdueshme globale e diabetit paraqet një sfidë të madhe të shëndetit publik për politikëbërësit.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?