Dërgimi i ushqimeve nga familjarët për pacientet me COVID, Manastirliu: Mjet komunikimi, jo pamundësi e spitaleve

9 Shkurt 2021, 12:19| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 12:41

  • Share

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se dërgimi i ushqimeve nga familjarët për pacientët me COVID, është bërë jo sepse spitalet nuk e kanë kapacitet, por si një mundësi komunikimi me të afërmit e tyre.

“Nëse ne duam që ta çrrënjosim korrupsionin që është një sëmundje duhet të bashkëpunojmë së bashku, media, qytetarët dhe duke ofruar ne të gjitha garancitë për të shkuar deri në fund dhe për të çrrënjosur çdo ciban si një sëmundje malinje. Të gjitha spitalet ofrojnë ushqimin, dikush, një pjesë e tyre ofrohen nëpërmjet kateringut, ashtu sikurse e ofron ‘Shefqet Ndroqi’, një pjesë tjetër e bëjnë nëpërmjet stafeve. Sa i përket COVID-2 dhe Infektivit, ka qenë një vendimmarrje e strukturave të spitaleve për të lejuar një komunikim me familjarët edhe për ushqimin apo ndërresa dhe rregulli para pandemisë është që të mos lejojnë ushqime nga jashtë, se në spitale trajtohesh me dieta të caktuara, dhe një pacient që trajtohet posh nga diabeti të marrë kalori të tepërta dhe është vendosur nga mjekët, edhe për faktin se ka krijuar pandemia një lloj gjendjeje jo të mirë emocionale, fakti që pacientët nuk i takojnë familjarët e tyre, ka qenë një mënyrë për t’u qëndruar afër familjarit, por jo se spitali nuk e garanton. Çfarë ka ndodhur na ka bërë për të reflektuar dhe të marrim masa të mëtejshme për të bërë një sistem të kontrollit segmentar ë të gjitha hallkat e shërbimit infermieror dhe mjekësor dhe patjetër sa i përket korrektësisë së ofrimit të shërbimit, kjo nuk vihet në dyshim, se raste të tilla nuk mund të hedhin poshtë punën e madhe të stafeve mjekësore”, tha Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Rama: Arrestimi i bashkëpunëtoreve të Tires, lajm shumë i mirë! Do ketë shtrëngim të masave anti-COVID, nesër mblidhet Komiteti


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?