Foto ilustruese

Derbi skocez, përgjakja e minutës së fundit

2 Janar, 14:25| Përditesimi: 2 Janar, 14:35

  • Share

Më 2 janar 1971, në Ibrox (‘L’Old Firm’) zhvillohet ndeshja më e bukur në futbollin skocez. Midis protestantëve të Rejnxhers dhe katolikëve të Selltik, para 80 mijë njerëzve.

Në minutën e 89′, Selltik kalon në avantazh, me shumë tifozë të skuadrës vendase që vendosën të largoheshin nga stadiumi. Megjithatë, në sekondat e fundit, Kolin Stain arriti të barazojë. Një gol që në fakt rikthehu shumë nga tifozët që po largoheshin nga stadiumi.

Një fëmijë i mbajtur mbi shpatullat e të atit ra, duke shkaktuar në mënyrë ‘domino’ rrëzimin e shumë tifozëve të tjerë, ndërsa 66 persona vdiqën dhe 200 persona të tjerë u plagosën.

Ishte fatkeqësia e dytë e Ibrox-it, e cila pasoi atë të 5 prillit 1902, kur në ndeshjen mes Skocisë dhe Anglisë u shemb një pjesë e tribunave, duke shkaktuar vdekjen e 25 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve.

Stadiumi u rinovua dhe nga material druri e çeliku u kalua në konstruksione betoni. Dy incidente të ndryshme të cilat i shtynë drejtuesit e Renxhers të vendosin të krijojnë një stadium krejtësisht të sigurt.

Shtyrë dhe pas një aksidenti të ndodhur në vitin 1961 ku humbën jetën 15 persona të tjerë, nisi ndërtimi i impnatit sipas modelit të Dortmundit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?