Derbi Partizani-Dinamo, Daja: Është ndeshje e veçantë! Shkëmbi: Nuk mjafton dëshira për të fituar

12 Dhjetor 2021, 14:12| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 14:58

  • Share

E hëna rezervon derbin e kryeqytetin mes Partizanit dhe Dinamos, që do të luhet në orën 19:45 në stadiumin Air Albania për llogari të javës së 13 të Superligës. Të dy skuadrat vijnë nga një moment i vështirë dhe 3 pikët në derbi do vlenin për ringritjen.

“Derbi është një ndeshje e veçantë që nuk shkon me vazhdimësinë që kanë dy ekipet. Të dy ekipet vijnë me humbje, por mos të harrojmë që në këto 5 javët e fundit kemi 3 fitore, 1 barazim dhe një humbje,”-u shpreh Ilir Daja, trajner i Partizanit.

“Ne mendojmë të fitojmë 3 pikët. Dëshirojmë shumë të fitojmë 3 pikët, por e thashë që në futboll nuk është vetëm me dëshirë dhe me të thënë, por me atë që do japësh në fushë,”-tha Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos.

Po të hënën në ‘Elbasan Arena’ Teuta e vendit të pestë do të presë Kukësin e vendit të dytë.

“Sigurisht që presim një ndeshje shumë të vështirë sepse Kukësi ka treguar këtë sezon që ka lojtarë goxha cilësorë dhe bëjnë shumë mirë në fazën e sulmit, por që janë edhe të gabueshëm në pjesën mbrapa,”-deklaroi Renato Arapi, trajner i Teutës.

Java e 13 e Superligës do të mbyllet të martën me sfidën Laçi-Tirana.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?