Pamje nga ndeshja Tirana-Partizani

Derbi nuk ka fitues, Partizani e Tirana ndajnë pikët

10 Korrik 2020, 22:59| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 23:04

  • Share

Derbi i fundit i kryeqytetit për këtë sezon nuk ka fitues. Partizani dhe Tirana ndanë pikët në barazimin 1-1 që u arrit në duelin e zhvilluar në Air Albania. Derbi i frikës për shkak të koronavirusit që "pushtoi" Partizanin dhuroi spektakël madje ishin të kuqtë që mund ta fitonin ndeshjen. Partizani morri avantazhin në minutën e 76-të me Melo por Tirana do të barazonte në kohën shtesë me talentin Muci që u jep bardhebluvve një pikë jetike në garën e titullit.

Tirana kryeson me 7 pikë më shumë se Kukësi dhe është pranë titullit kampion ndërsa Partizani mbetet disi larg Kupave të Europës. Më herët Bylisi fitoi në Vlorë 3 me ndaj Flamurtarit./ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?