Dritan Mehmeti, trajneri i Dinamos

Derbi në 'Niko Dovana', Dritan Mehmeti: Dinamo kërkon fitoren kundër Partizanit

9 Shkurt, 21:39| Përditesimi: 9 Shkurt, 21:40

  • Share

Dinamo dhe Partizani përballen të shtunën në orën 17:00 në "Niko Dovana" të Durrësit. Dueli i javës së 23-të është një derbi dhe para medieve trajneri i Bluve, Dritan Mehmeti tha se kjo sfidë ose të fut ose të nxjerr nga kriza.

“Derbi është derbi dhe nuk ka shumë rëndësi situata që ka kaluar secila skuadër para kësaj ndeshjeje. Një derbi të nxjerr nga kriza, por një derbi të fut në krizë. Ne kemi bërë një paraqitje të mirë në ndeshjet e fundit, sidomos ndaj Erzenit, por na duhet të kemi vazhdimësi në rezultate.

Me Partizanin do të bëjmë dhe do të kërkojmë maksimumin. Jemi të ndërgjegjshëm se është një ndeshje shumë e vështirë. Luajmë ndaj një kundërshtari me shumë kualitet dhe duhet të jemi shumë të fokusuar gjatë gjithë 90-minutëshit", tregoi trajneri.

Mehmeti tregon edhe mungesën e Tushës për shkak të gripit. Trajneri kërkon lojë të mirë.

"Moralisht jemi në një moment të mirë. Nuk kemi pasur probleme me dëmtimet, përveç Tushës, që ka kaluar një gjendje gripale. Lojtarët janë aktorët kryesorë dhe shpresoj që të jetë një ndeshje në vazhdën e asaj me Erzenin.

Po përmirësojmë lojën dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse me anë të lojës së mirë vijnë edhe rezultate. Duhet ta tregojmë në fushë se jemi rritur dhe se mund të arrijmë më shumë në këtë kampionat. Gjithçka tjetër le t’ia lëmë fushës”, tha Mehmeti.

Pas 22 ndeshjeve të luajtura, Partizani me 37 pikë mban vendin e dytë, dhjetë pikë pas Egnatias. Ndërkohë Dinamo me 28 pikë renditet në vendin e pestë.

Dinamo në stërvitje

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?