Derbi Inter-Juventus ‘ndez’ Italinë! Në Spanjë luhet Real Madrid-Atletico

4 Shkurt, 11:36| Përditesimi: 4 Shkurt, 16:46

  • Share

Një sfidë që kushton mbi 1 miliardë euro duke marrë parasysh vlerat e lojtarëve, por që ka brenda shumë histori dhe 3 pikë që mund ta dërgojnë secilën skuadër pranë titullit kampion. Po flasim për derbin e Italisë Inter-Juventus, që luhet sonte në orën 20:45 në San Siron e shitur prej kohësh dhe me një ndeshje që do transmetohet pothuajse në 200 vende të botës.

Këtë herë interesi është edhe më i lartë, pasi Interin kryesues e ndjek Juventusi vetëm me 1 pikë më pak pavarësisht se zikaltërit kanë një ndeshje më shumë në dispozicion. Në prag të takimit, trajneri i Juventusit Allegri, është përpjekur ta kalojë presionin te Interi, i vetëdeklaruar që në nisje të sezonit për titullin kampion.

Sinkron Allegri, trajner i Juventusit: “Do jetë një ndeshje e bukur dhe e vështirë, por jo vendimtare për kampionatin, pasi është shumë i gjatë. Thuram te Interi më kë befasuar pozitivisht, ndërsa mund të them se zikaltërit janë favorit, pasi objektivi ynë është të futemi në zonën Champions”.

Më i drejtpërdrejtë është treguar trajneri i Interit Simone Inzaghi, i cili ka thënë se do jetë një mbrëmje magjike ku kërkojnë ti japin një gëzim të madh tifozëve, duke lënë të kuptohet se qëllimi janë vetëm 3 pikët dhe një goditje e fortë për kundërshtarin. Juventusi ka shpenzuar më shumë për të ndërtuar skuadrën dhe paguan më shumë rroga, por shpesh nga bardhezinjtë thuhet se Interi është një skuadër më e pasur dhe blerjet kanë qenë të shtrenjta, si një formë presioni ndaj rivalëve.

Kjo e diel rezervon edhe një superpërballje në orën 21:00 në La Liga, derbin e Madridit mes Realit dhe Atleticos në Bernanbeu. ‘galaktikët’ e Ancelotti vijnë si kryesues të La Ligas, ndërsa kjo mund të jetë mundësia e fundit që Atletico të pretendojë kreun, pasi diferenca në renditje është 10 pikë.

‘Super mbrëmje’ për tifozët, sonte Inter-Juventus dhe Real-Atletiko!

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?