Gjesti i shëmtuar i tifozëve të Atletico Madrid

Derbi i Madridit, tifozët e Atletico-s bëjnë gjestin e shëmtuar kundër Vinicius

26 Janar 2023, 16:30| Përditesimi: 26 Janar 2023, 16:32

  • Share

Real Madrid dhe Atletico Madrid luajnë sot në 21:00 në "Bernabeu" për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit. Ndeshja është me një takim dhe goglat vendosën përballë një derbi të luftuar në fushë dhe jo vetëm. Ndeshja ka filluar 24 orë më herët, me tifozët e "Los Colchoneros" që e kanë tepruar mbrëmjen e djeshme.

Në një nga autostradat e qytetit, tifozët e Atleticos varën një manekin me veshjen e Vinicius Junior. Mbishkrimi sipas tij ishte "Madridi e urren Realin".

Përmes një deklarate, Atletico Madrid shpreh keqardhjen për ngjarjet e ndodhura, duke thënë se një situatë e tillë është e papranueshme.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?