Sport

'Derbi i botës'! Argjentina kalon me penallti Kolumbinë, në finalen e Kupës së Amerikës përballet me Brazilin

7 Korrik 2021, 15:39| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 17:55

  • Share

Argjentina ka siguruar me shumë vështirësi kualifikimin në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut. Skuadra e drejtuar nga Scaloni ka mposhtur në gjysmëfinale me penallti Kolumbinë, pasi 90 minutat u mbyllën me shifrat e barabarta 1-1.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin nacional të Brasilias u zhbllokua që në minutën e 7. Lionel Messi lëvizi bukur në zonë duke asistuar për Martinez, me sulmuesin e Interit që nuk fali.

Goli, ndryshe nga ç’pritej, ndikoi që Argjentina të ulte ritmin. Për pasojë në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 61, Diaz barazoi shifrat për Kolumbinë.

Më tej edhe pse kishte dhe 30 minuta lojë gjysmëfinalja u mbyll me shifrat 1-1. Te penalltitë më të saktë u treguan ‘albiçelestët’, të cilët realizuan saktësisht me Messi-n, Paredes dhe Martinez, ndërsa gaboi vetëm De Paul. Te Kolumbia 11-metërshat nuk arritën t’i realizonin Sanchez, Mina dhe Cordona, duke humbur 4-2.

Në finalen e madhe, që do luhet me datë 11 korrik në orën 02:00 të mëngjesit, Argjentina do të ndeshet me Brazilin, që është edhe organizatorja e kompeticionit. Kjo përballja njihet si Superklasiko, ndërsa në Angli e cilësojnë si derbi i botës. Argjentina është 14 herë fituesja e kupës së Amerikës, ndërsa Brazili 9 herë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?