Erisa Xhixho

Deputetja Xhixho thirrje qeverisë: Po shpërfillen studentët! Bursat sociale dhe të ekselencës vonohen nga 4-6 muaj

27 Janar 2023, 12:16| Përditesimi: 27 Janar 2023, 12:22

  • Share

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho kërkon që qeveria t’i japë studentëve bursat dhe pagesat që u takon të shoqëruar me dëmshpërblim. Duke qenë se nuk ishin pjesë e ‘Pakos së Madhe’ që preku pensionistët, shtresat në nevojë dhe punonjësit e administratës, Xhixho pretendon se qeveria tallet me studentët duke i zvarritur pagesën e bursave.

Sipas saj, bursat sociale dhe të ekselencës për studentët vonohen nga 4-6 muaj nga qeveria, ndonëse vlera e tyre nuk i kalon as 10 mijë lekë. Xhixho thotë se kjo është arsyeja përse të rinjtë marrin rrugët e Europës. 

“Të përjashtuar nga të gjitha paketat e rezistencës dhe pseudo “Pakoja e madhe”, qeveria vijon të tallet me studentët, duke zvarritur pagesën e bursave. Në kulmin e krizës së çmimeve, që ka dyfishuar koston e tyre të jetesës, studentëve shqiptarë nuk u jepet as ajo që me të drejtë u takon.

Bursat sociale dhe ato të ekselencës për studentët vonohen nga 4 deri në 6 muaj. Edhe pse vlera e tyre nuk i kalon 10 mijë lekë të reja, qeveria e shpërfill nevojën dhe meritën e studentëve, duke zvarritur me muaj të tërë disbursimin nga fondi i bursave. Asgjë më shumë se kjo zvarritje nuk flet për qasjen që kjo qeveri ka për arsimin dhe të rinjtë e këtij vendi. I bëj thirrje qeverisë t'i japë studentëve bursat dhe pagesën që u takon, madje me dëmshpërblimin për vonesat e shkaktuara.

Kjo është arsyeja pse çdo ditë qindra të rinj marrin rrugët e Europës, shpesh duke rrezikuar edhe jetën. Një qeveri që përbuz të rinjtë i ka ditët të numëruara”, tha Xhixho.

Komento

Komente

  • Xhixho leshlie: 27/01/2023 19:41

    T'u dogj shpirti per studentet ty moj ushtare e partise se lekut? Beni nje bamiresi si pl nga thaset qe u keni vjedhur shqiptareve, njerez te peshtire leshterike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?