Fotoja e postuar nga deputetja Vasfije Krasniqi

Deputetja shqiptare u rrezikua nga një plumb qorr një natë më parë: U qëllua 25 centimetra larg meje

2 Janar 2022, 08:59| Përditesimi: 2 Janar 2022, 09:01

  • Share

KOSOVË- Një deputete shqiptare nga Kosova është rrezikuar mbrëmjen e djeshme nga një plumb qorr. Lajmin e ka bërë me dije vetë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi përmes  një postimi në Twitter.

Krasniqi shkruan se plumbi qorr ka depërtuar përmes dritares dhe është qëlluar vetëm 25 centimetra larg saj. Krahas postimit deputetja ka vendosur edhe foton ku duket xhami me shenjën e plumbit qorr. 

“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”, ka shkruar Krasniqi.

Nuk dihet nëse ka qenë një sulm ndaj deputetes shqiptare, Vasfije Krasniqit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbër: 02/01/2022 10:19

    Kan shtirë për ta vrarë !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?