Adelina Rista, deputete e PS

Dezertimi, deputetja e PS kundër këshilltarëve të LSI: Interesaxhinj!

27 Mars 2018, 09:03| Përditesimi: 27 Mars 2018, 09:20

  • Share

Deputetja e PS, Adelina Rista, ka dalë kundër këshilltarëve të LSI, të cilët kanë braktisur partinë e tyre duke iu bashkuar PS. Deputetja socialiste i cilëson këta këshilltarë kameleonë interesaxhinj e burracakë, që sipas saj, qëndrojnë në çdo kohë si këpusha mbi trup të PS.

Ligjvënësja kërkon që këta këshilltarë të bëjnë publik qëndrimin e tyre nga zyrat e LSI, të largohen dhe më pas të trokasin në derën e PS, të anëtarësohen sipas statutit të kësaj partie. Ndërsa ironizon me arsyetimin e tyre se janë të zhgënjyer nga LSI ndaj dhe po largohen, duke hedhur dyshime mbi deklaratat e tyre.

... Të zhgënjyer???!!! ... Tani u qenkeshin hapur sytë???!!! ... Po pse zgjedhin Selinë e PS për të bërë publik "zhgënjimin" e tyre, duke lexuar nëpër rreshta që nuk i kanë shkruar vetë???!!!

.... Këta kameleonë interesaxhinj, burracakë, që në cdo kohë i qëndrojnë si këpusha mbi trup PS-së... pse nuk e bëjnë publik qëndrimin e tyre nga zyrat e Partisë së tyre...të largohen prej andej e .... pastaj le të trokasin në derën e PS- së,... të anëtarësohen sipas statutit të kësaj partie... e të japin prova duke punuar në radhët e saj si e gjithë anëtarësia socialiste?!

Eh....socialistët e thjeshtë!... sa keq ndihen kur shohin se duhet të mbajnë mbi shpinë për t'i nxjerrë palagur matanë lumit, lloj- lloj kameleonësh që kanë vënë kushtin e radhës... dhe kanë marrë premtimin e radhës... Fenomeni LSI!...... Dhe është i njohur ky fenomen... ndodh sa herë që LSI nuk ka pushtet... #FenomeniLSI#

Adelina Rista, deputete e PS


(Postimi i deputetes Adelina Rista)

Komento

Komente

  • Lalka i Radanecit: 27/03/2018 18:07

    LSI Levizja Skraparllinj Interesash.

    Përgjigju
  • enis: 27/03/2018 11:49

    tamam ashtu sic duhet Mendoj se Ps nuk duhet ti pranoje fare keta se eshte bere e modes Ku do te shkojme?

    Përgjigju
  • Taulant Korkaj: 27/03/2018 11:36

    Ik moj mbeturine flet ti per moral!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?