Deputetja Caka: Rrëzimi i qeverisë
do të mbyllte ciklin e protestave

17 Janar 2018, 20:15| Përditesimi:

  • Share
Deputetja e LSI Silva Caka, e ftuar në Report Tv tregon arsyen e ngritjes në protestë më 27 janar. Ajo thotë se nuk ishte nevoja për një Prokuror të përkohshëm dhe Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka pranuar vetë se zgjedhja e saj nuk ishte brenda të gjithë kornizave të duhura kushtetuese por edhe ligjore.

"Ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte një detyrim ligjor pasi është një institucion i rëndësishëm. Krijimi i KLP sjell edhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Do shmangte gjithë këtë mungesë kushtetushmërie qoftë në zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm apo në procedurën e zgjedhjes së anëtarit të 11 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë". tha deputetja.

Me propozimin e ri të LSI dhe Partisë Demokratike që kanë hedhur në Kuvend, deputetja tha se nëse do të kishte vullnet nga mazhoranca për të zgjedhur një Kryeprokuror të Përgjithshëm me 85 vota, siç do të duhej dhe jo një Prokuror të Përkohshëm.

"Nuk ishte nevoja për prokuror të përkohshëm. Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka pranuar vetë se zgjedhja e saj nuk ishte brenda të gjithë kornizave të duhura kushtetuese por edhe ligjore. Të gjitha këto kanë sjellë në këtë situatë ku ne jemi sot. Nuk u kanë munguar asnjëherë votat e LSI dhe PD për reformën në drejtësi. Kjo është një nga arsyet që do protestojmë me 27 janar".

"Objektiva e kësaj proteste është të pasqyrojë të gjithë atë që opozita kërkon, siç janë, prokurorja e zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese, përfshirja e ministrit të brendshëm. Kaq janë mjaftueshëm për ta rrëzuar këtë qeveri për të pasur alternativa më të mira" u shpreh deputetja e LSI

Ajo shtoi se objektivi ka qenë i qartë, që është rrëzimi i qeverisë aktuale e cila u krijua në mënyrë të paligjshme që ditën.

"Rrëzimi i kësaj qeverie do të mbyllte ciklin e protestave" e mbylli Silva Caka, deputetja e re e LSI

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?