Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns

Deputetja britanike përsërit thirrjen ndaj BE-së: Kosova po bashkëpunon pavarësisht sulmit të Banjskës nga Beogradi, hiqni sanksionet

29 Tetor 2023, 21:10| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 21:19

  • Share

Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, njëkohësisht kryetare e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin britanik, i ka bërë thirrje BE-së që të heqë sanksionet e vendosura ndaj Kosovës.

Në një postim në rrjetin social “X” drejtuar përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të Jashtme Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kearns shkruan se Kosova po bën punën e saj përsa i përket propozimeve të BE-së, ndërsa Serbia vazhdon të marrë zvarrë situatën

‘Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiçi refuzon. Hiqni tani sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen’, ka shkruar Kearns në platformën “X”.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?