Deputeti socialist rikthehet si pastor, citon për besimtarët Biblën me rastin e Pashkëve

31 Mars, 16:05| Përditesimi: 31 Mars, 16:16

  • Share

 

Këtë të dielë Pashke deputeti socialist Toni Gogu i është rikthyer pasionit të tij të hershëm, teksa ka zgjedhur të urojë ringjalljen e Krishtit për besimtarët duke lexuar disa vargje nga Bibla.

Në videomesazhin e postuar prej tij në rrjetet sociale, vihet re se Gogu urimin e tij e përcjell duke lexuar vargjet e librit të shenjtë.

Më herët Gogu ka shërbyer si pastor në një kishë në Tiranë, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në jetën politike në vend.

Besimtarët katolikë dhe protestantë në të gjithë botën kremtojnë sot Pashkën, festën e rëndësishme të kalendarit të krishterë. Pashka simbolizon ringjalljen e Krishtit pas kryqëzimit.


Lajmi kryesor:

Krishti u ngjall! Krerët e shtetit urojnë besimtarët katolikë për Pashkë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?