Deputeti shqiptar në Serbi: Vuçiç mund të hakmerret ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ftoj ndërkombëtarët ta parandalojnë

28 Shtator 2023, 17:46| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 17:53

  • Share

1695916267_www.JPG

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Serbi njëkohësisht dhe deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, është shprehur se presidenti Aleksandër Vuçiç, mund të hakmerret ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës pas dështimit të sulmit terrorist nga grupi i armatosur serb mbi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kamberi shprehet se theksimi nga ana e Vuçiçit se në aksionin e Policisë së Kosovës për neutralizimin e grupit të armatosur serb kishte “kriminelë të trajnuar nga Presheva”, mund të nënkuptojë hakmarrje në të ardhmen për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ai iu ka bërë thirrje ndërkombëtarëve për parandalimin e këtij skenari.

“Presidenti Serbisë A. Vuçiq, mbrëmë, deklaroi se në aksionin e Banjskës, në radhët e policisë profesionale të Kosovës ndodheshin edhe “kriminel të trajnuar nga Presheva”. Pse Vuçiq në mesin e gjithë policëve që kanë marrë pjesë në neutralizimin e aksionit terrorist në Banjskë përmendë Preshevën? Mos ndoshta kjo është paralajmrim për ndonjë aksion hakmarrës ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës? Nuk do të ishte hera e parë që Serbia mllefin ndaj Kosovës ta shfryejë në Luginë. Andaj ftoj Bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çfarëdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”-shkruan Kamberi.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Kosovës rezolutë kundër Serbisë: Hetim ndërkombëtar për sulmin në Banjskë! Vuçiç kërkon tërheqjen e policisë nga veriu: Të vazhdojmë dialogun


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?