Shaip Kamberi dhe Taulant Balla

Deputeti shqiptar në Serbi mori mesazhe kërcënuese, Balla: Organet ligjzbatuese serbe të nisin hetimet, kërcënimet vijnë prej detyrës së tij

25 Shkurt 2023, 19:46| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 19:48

  • Share

1677350897_33365440911631898543924514227532469189772673n.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kontaktuar deputetin shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi që ka marrë kërcënime për jetë duke i shprehur solidaritetin e plotë. Po ashtu kërkoi që organet serbe të hetojnë çdo përpjekje dhe vepër penale për intimidimin e tij.

“Kam komunikuar pak minuta më parë me deputetin Shaip Kamberi përfaqësues i Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë. I shpreha solidaritetin tonë të plotë ndërsa më informoi mbi kërcënimet kriminale që ai ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës së tij dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese serbe të hetojnë çdo përpjekje dhe vepër penale për intimidimin e përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Luginës në legjislativin e Serbisë. Këto kërcënime vijnë për shkak të detyrës së tij si deputet.

Me këtë rast rishpreh qëndrimin tonë në mbështetje të kërkesave të popullisë shqiptare të Luginës së Preshevës për eleminimin e dallimeve ekonomike, sociale e politike të cilat pengojnë pjesmarrjen efektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Është shumë i rëndësishëm trajtimi i nevojave të tyre nga Qeveria e Serbisë në përputhje me parimet ndërkombëtare të respektimit të pakicave kombëtare.

Gjatë bisedës telefonike vlerësuam intensifikimin e kontakteve për të vënë në jetë angazhimet e ndërmarra në funksion të përmirësimit të jetës së popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës”, shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

Deputeti shqiptar në parlamentin serb merr kërcënim me jetë, mesazhi që mori: Ruaje shpinën kudo që të shkosh! S'do e kuptosh kur të vij për kokën tënde


A.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?