Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Raporti i DASH-it godet ashpër Serbinë për diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

21 Mars 2023, 15:07| Përditesimi: 21 Mars 2023, 15:15

  • Share

Përfaqësuesi Shqiptar ne Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit goditet ashpër Serbia për diskriminimin sistematik shtetëror e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kamberi ka deklaruar se në Raportin për Serbinë, në seksionin me titull “Dhuna dhe Diskriminimi Sistemik Racor apo Etnik” (faqe 30-32), dënohen veprimet e Serbisë për diskriminimin sistematik shtetëror e institucional që bën ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës ndër vite.Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2022, ka potencuar diskriminimin etnik të shqiptarëve.

'Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi’, thekson Raporti i DASH.

‘Aplikimi i këtij ligji për të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative’, siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se ‘autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike’, përfshirë këtu edhe “gjuhën fyese e të urrejtjes,” kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb sikurse shefi i Shërbimit serb të inteligjencës (BIA) A. Vulin”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Tutje, Kamberi ka thënë se raporti i DASH-it nënvizon edhe çështjen e nënpërfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucionet publike e shtetërore, që është forma më e vrazhdë e diskriminimit dhe mosrespektimit të obligimeve ndaj komunitetit shqiptar.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptari: 21/03/2023 15:49

    Me mire ta zgjidhin vete kete pune pa nderhyrje nga jashte sepse te huajt ne vend qe ti zgjidhin konfliktet i agravojne me shume ato per interesat e tyre gjeopolitike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?