Deputeti Noka: Dhuna burracake tregoi se shteti i është dorëzuar të fortëve, si mund të ketë zgjedhje të lira kur barbarët dhunojnë qytetarët?

8 Korrik 2023, 17:18| Përditesimi: 8 Korrik 2023, 17:26

  • Share

1686820135_noka.jpg

Deputeti Falmur Noka ka reaguar për dhunën e fisit Rraja duke thënë se shteti është në duart e të fortëve të zonës, të cilët pretendon se uniformat blu kanë frikë t'i ndalojnë. Duke e lidhur me dështimin e Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 majit thotë se nuk mund të presë garë të ndershme 

"Dhuna burracake ndaj dy qytetarëve tregoi se shteti është i dorëzuar kontrollit të të fortëve të zonës. Policia e Shtetit ka frikë të ndalojë dhunuesit. 

Pret urdhra nga politika, sa të kthehet kryeministri e të shkruajë një nga ato autokritikat me lotë në sy që i mësoi shkolla e partisë. Ngjarja është turp për shtetin, për policinë dhe për partinë qeverisëse që përfaqësohet nga barbarë. Si mund të ketë zgjedhje të lira në Krujë me këta barbarë që dhunojnë qytetarët për të heshtur një komunitet të tërë? 

Ky pushtet i dhunshëm që kanë sot në duar vjen si rezultat i asaj që ndodhi më 14 maj. Ndjehen zotër mbi tokë. "Kokat le të hanë", thotë i pari i tufës. Ç'mund të presësh prej tyre, garë të ndershme?! Respektim të të drejtave e vullnetit popullor?! 

Janë fytyra pa maskë e një pushteti grabitqar që i sheh shqiptarët si pre. Nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira!" - shkruan Noka.


Lajmi kryesor:

Rraja la mandatin e deputetit, Bardhi: Dështoi shteti përballë bandave me pushtet politik! Dhuna shtazarake është shokuese, tregon pse ikin shqiptarët


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?